Programi novator Visible Ink per pacientet me kancer

Visible Ink eshte nje program novator i filluar nga qendra e famshme e kancerit ne Nju Jork Memorial Sloan-Kettering. Kjo qender inkurajon pacientet e saj me kancer qe te shkruajne me ndihmen e keshilltareve profesioniste.
Nje recitim special nga aktore profesioniste. Ata paraqesin punen e pacienteve me kancer qe kurohen ne qendren Memorial Sloan- Kettering. Nje here ne vit disa prej veprave te tyre interpretohen.
Kjo filloi kur romancieria Xhudith Kelman filloi nje program terapie te shkruari i quajtur Visible Ink per pacientet me kancer. Pas 3 vjetesh ne te marrin pjese qindra paciente.
Ju jeni historia jone. Me kalimin e kohes njerezit shikojne rrugen ne te cilen ka hyre jeta e tyre. Dhe pa pritur kanceri nje semundje shume e rende pushton jeten e tyre. Jeta e tyre eshte tronditur eshte shndertuar si te thuash ne nje tren te shkaterruar. Ne u japim fuqi njerzve te vihen ne kontroll te jetes se tyre. Dhe kete ata mund ta bejne ne format nga me te ndryshmet me ane te poezise eseve memuareve e te tjera.
Zonja Kelman keshillon disa prej pacienteve qe shkruajne. Ajo ka edhe rreth 50 vullnetare te tjere qe bejne te njejten gje.
Njeri prej studenteve te shkrimtares Kelman eshte pacienti me kancer Majkell Soloman. Ai eshte kineast e regjisor dhe mezi pret te marre pjese ne kete program.
Eseja e tij me titull Pengesa te Medha u vu kohet e fundit ne skene. Dhe per kete ai varet te keshillat dhe sugjerimet e zonjes Kelman.
shte si nje ender. Ti ke nje redaktor dhe flet me te rreth cdo ngjarrjeje. Kjo eshte pozitivja e ketij programi. Kam shkruar shpesh rreth kancerit por kam shkruar edhe rreth deshtimeve te mija ne dashurine me femrat. Ne kete program mund te shkruash per cdo gje.
Rejcell Rach u diagnostikua me kancer kur ishte 2 vjec dhe kjo perkoi me diagnostikimin e te jatit te saj me kancer. Qe te dy jane mire por Rejcell me profesion aktore vazhdon kurat.
Mbijetesa nga kanceri eshte pjese e jetes dhe e vete qenies time.
Rejcell thote se shkrimi per programin Visible Ink i ka dhene asaj besimin qe te vazhdoje karieren e saj megjithese ka kancer. Ajo eshte keshilluar per 2 vjet nga Marianna Heusler.
Shfaqja Puppet Show e shkruar nga Rejcell Rach u interpretua ne shfaqjen vjetore. Ajo ishte ne audience me te jatin dhe pikerisht kjo iu shtua natyres se jashtezakonshme te kesaj mbremjeje.
Vete vepra e te shkruarit dhe perfundimit te nje shfaqjeje thote Judith Kelman krijon nje ndjenje te jashtezakonshme arritjeje qe ne vetevete eshte nje terapi shume e vlefshme.