E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Rishfaqen ethet e arit

Me rritjen e cmimeve te arit ne bote ne disa pjese te Shteteve te Bashkuara ka lindur perseri interesimi per kerkimin e floririt. Nga fundi i shekullit te 19 shteti i Virxhinias ka pasur nje industri te lulezuar per kerkimin dhe nxjerrjen e arit. Sot ne lumenjte e Virginias qendrore ende mund te gjesh ar. Dhe kjo po josh shume njerez te blejne pajisjet per kerkimin e arit. Por te gjesh ar nuk eshte aspak e lehte.

Tod Bonshire eshte menaxher ne Monroe Park nje kamp i shekullit te 18 per kerkimin e arit por tashme i restauruar ne Goldvein. Me profesion historian Tod u tregon vizitoreve per historine e pasur te kerkimit te arit ne kete zone dhe se si nxirret ai.


shte e habitshme sa shume njerez kane filluar te vijne ketu per te blere pajisjet dhe per te kerkuar ar. Sidomos tani qe cmimi i arit ka shkuar ne 1800 dollare per onz interesi eshte shtuar shume.

Ne vitin 1782 Tomas Xheferson shkruante se nje burre gjeti nje cope kuarc me ar prane Frederiksburgut dhe ethet e arit u perhapen ne te gjithe Virxhinian. Ne fillim te shekullit te 19-te ketu perreth kishte 19 miniera ari. Por gjate Luftes se Dyte Boterore ato u mbyllen sepse u pane pa leverdi.

Ari gjendet brenda shkembit te kuarcit i cili shtrihet si nje brez pergjate pjeses lindore te vendit. Duhet te germosh disa ton kuarc per te gjetur disa onz flori brenda tij.

Ketu eshte nje e care dhe mund te shihni se aty brenda ka pirit dikush e ka hapur gurin. Ne te cara si kjo mund te gjesh ar pra brenda nje cope te madhe kuarci.

Sot njerezit e kerkojne ndryshe arin. Shiu dhe debora e kane thyer kuarcin dhe kokrrizat e arit perzihen ne rrymat e lumenjve.

Duke e situr materiali i lehte mbetet siper ndersa materialet e renda ku duhet te ndodhet ari dhe nje substance e quajtur rere e zeze me baze hekurin mbeten ne fund.

Ari eshte 19 here me i rende se uji. Materialet me dendesi me te vogel dalin nga sita duke lene pas me te rendat.

Por kerkimi nuk eshte i lehte. Bill Oliver e ben kete si nje hobi tani qe ka dale ne pension. Oliver eshte anetar i Klubit per Kerkimin e Arit. Ai thote se klubit iu shtuan 10 anetare te rinj ne takimin e fundit te gjithe ne perpjekje per te perfituar nga rritja e cmimeve te arit. Por Oliver thote se gjetjet e medha jane te rralla.

Kurre nuk dihet se kur mund te gjesh nje cope te madhe. Askush nuk ka gjetur te tille ketu ne 10 vjetet e fundit por sigurisht te tilla ka vetem se nuk i kemi gjetur.

Ai thjesht e sheh kerkimin si mundesi per tju gezuar natyres.

Une ndoshta nuk kam gjetur as 20 dollare ar vitin e kaluar. Nuk eshte nje hobi qe te sjell para. Ne Virxhinia duhet te shpenzosh per te blere pajisjet dhe ato para nuk i nxjerr kurre. Ata qe fitojne jane ata qe shesin pajisjet thote Bill Oliver.

Shumica thjesht vijne per emocionin qe te jep kerkimi.

Kam gjetur nje cope.
shte amazonit.


Te gjithe jetojne me endrren se nje dite mund te gjejne copen e madhe te arit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›