E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujtohen aktivitetet e Levizjes per te Drejtat Civile ne Alabama

Dje ne Uashington Presidenti Obama kishte ne plan te inaguronte monumentin kombetar per nder te udheheqesit te te drejtave civile Martin Luther Kingut por per shkak te uraganit Irene ceremonia u shty per nje date te pacaktuar. Martin Luther Kingu ishte nje pastor baptist i cili drejtoi levizjen e te drejtave civile gjate viteve 1950 dhe 1960. Lufta e tij per te drejta te barabarta per miliona zezake te Amerikes nuk ishte e lehte. Chris Simkins i Zerit te Amerikes njofton per nje nga ngjarjet me te rendesishme te levizjes per te drejtave civile qe vuri ne qender te vemendjes kombetare dhe nderkombetare Martin Luther Kingun dhe filozofine e tij  te veprimeve pa dhune.

Martin Luther King i Riu shkoi ne Birmingham te Alabames ne vitin 1963 me nje mision - ne nje vend qe ai e quajti qyteti me i ndare ne Shtetet e Bashkuara.

Per te dramatizuar kete padrejtesi te hapur. Dhe per te kerkuar qe qeveria federale te mos investoje asnje cent ne kete qytet per aq kohe sa nuk vendos te perballet me realitetin qe ka shkaktuar ndarjet racore.

Ne demonstratat jo te dhunshme qe pasuan zoti King dhe qindra protestues u arrestuan. Ata po i benin presion qytetit te shfuqizonte ligjet qe mbanin te ndare zezaket dhe te bardhet neper shkolla restorante dhe shume vende te tjera publike.

Historiani Robert Corley thote se per zotin King dhe udheheqesit lokale te te drejtave civile kjo strategji kishte nevoje per sukses.

Nuk ka pasur asnje levizje qe ka luftuar ndarjen racore ne kete qytet. Martin Luther Kingu thoshte se nese ne mund te fitojme ne Birmingham atehere ne mund te fitojme kudo.

Martin Luther Kingu dhe pasuesit e tij u ndeshen me nje rezistence te ashper nga policia. Komisioneri per Siguri Publike Eugene Bull Connor i mbeshtetur nga shumica e banoreve te bardhe ishte i vendosur te ndalonte demonstratat.

Pa vullnetare te mjaftueshme per te vazhduar protestat  zoti King dhe udheheqes te tjere vendosen te aktivizojne qindra nxenes te rinj per te vazhduar demonstratat dhe per te mbushur burgjet.

Une u arrestova disa dhjetra metra larg kishes deri ne kete pjese te qytetit.

Janice Kelsey ishte 16 vjec kur ajo dhe nxenes te tjere ne shkollen ku ajo mesonte u burgosen.

Une e kisha ndare mendjen. Do ti bashkohesha protestave edhe sikur te futesha ne burg sepse isha ne kerkim te lirise sime.
Pastaj ne diten e dyte demonstratat e studenteve u bene te dhunshme.

Policia perdori topat me uje per te larguar protestuesit e rinj si dhe qente per ti sulmuar ata. Udheheqesi i te drejtave civile ne Birmingham Calvin Woods ishte i pranishem ne kete ngjarje.

Disa njerez jane kafshuar nga qente dhe disa jane vrare. Shume njerez u rrahen u peshtyne u burgosen dhe humben vendet e punes. Por ato jane gjera te vogla ne krahasim me ate qe deshironim te arrinim.

Shtypja brutale u transmetua ne stacionet televizive dhe imazhet e ngjarjes shiheshin ne gjithe boten. Robert Corley thote se ky incident i dha mbeshtetje te re levizjes per te drejtat civile.

Ishte protesta e femijeve qe ndryshoi rrjedhen e ngjarjeve sepse ajo i sherbeu qellimit te martin Luther Kingut per mbushjen e burgjeve duke detyruar komunitetin e te bardheve qe te uleshin ne tryeze me zotin King dhe te negocionin nje zgjidhje.

Perfundimisht zoti King dhe udheheqesit e qytetit te Birminghamit arriten nje marreveshje. Brenda disa muajsh ligjet lokale te ndarjes racore u shfuqizuan. Pastori Woods thote se vendosmeria e zotit King per te mbajtur te gjalle levizjen kontrobuoi ne arritje te gjitha ketyre ndryshimeve.

Ne nuk do te arrinim ate qe kemi bere pa kontributin mbeshtetjen dhe udheheqjen e Dr. Martin Luther Kingut.

Fushata e Birminghamit ishte nje beteje qe arriti kulmin e levizjes per te drejtat civile. Per shume analiste kjo qendron si nje simbol i sakrificave te bera nga zoti King dhe mijera zezake ne Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›