E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat Tokësore trajnim me palën italiane, në fokus rritja e aftësive në qitjen precize

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Efektivë të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, po zhvillojnë një trajnim me palën italiane, me fokus rritjen e aftësive në qitjen precize dhe përgatitjen për operacionet në kushte reale.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë trajnimit u shkëmbyen eksperienca mbi taktikat moderne dhe elementët kyç të qitjes, duke forcuar ndërveprimin dhe profesionalizmin e efektivëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky bashkëpunim kontribuon në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë.

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›