Forcat amerikane, operacion të madh kundër Talebaneve
Avionët amerikanë po lëshojnë komunikata nga ajri ku u bëjnë thirrje banorëve që të mos dalin jashtë nga shtëpitë.Ndërkohë analistët thonë se ka shqetësime për rritjen edhe më shumë të përkrahjes ndaj talebanëve në rast se do të ketë humbje mes civilëve në këto sulme. Gjatë një sulmi që është kryer pranë një baze amerikane në Afganistan, në kufirin me Pakistanin, janë plagosur 5 ushtarë amerikanë. Kjo bëri që forcat amerikane të bllokojnë rrugët përreth qytetit, ku mendohet të ketë 400 deri në 1000 militantë talebanë.