Një vit kompleks për Shqipërinë

Në konferencën për shtyp, Sanino tha se kishte diskutuar për situatën politike në Shqipëri dhe progresin e bërë në drejtim të integrimit. Sanino theksoi se tashmë kërkohet punë dhe bashkëpunim mes gjithë përfaqësuesve politike që Shqipëria të shënojë hapa konkretë në zbatimin e detyrimeve të saj integruese.
“Tashmë kemi një raport progresi dhe ne dëshirojmë të sigurojmë konsolidimin e arritjeve të deritanishme dhe të gjejmë rrugët për të çuar përpara agjendën e përbashkët, për të krijuar të gjitha mundësitë që Shqipëria t’i afrohet më shumë perspektivës evropiane, që kjo perspektivë të shndërrohet në një shans konkret për qytetarët e këtij vendi. Ne duhet të sigurojmë që perspektiva evropiane e Shqipërisë të bëhet realitet. Ne tashmë kemi një shembull shumë të mirë që është ai i liberalizimit të vizave dhe mendojmë se është në interesin e përbashkët të qytetarëve të këtij vendi që të afrohen më tepër me BE”, theksoi ai për gazetarët.
Për sa i përket refuzimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Sanino tha se kjo çështje duhet parë në shumë këndvështrime dhe se është komplekse. “Viti që lamë ka qenë kompleks nga shumë këndvështrime, por megjithatë janë shënuar disa arritje. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë mbi këto elemente, ashtu si edhe mbi propozimet e ardhura nga grupet e ndryshme, pra vendi të gjejë gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar për këto elemente, në mënyrë që Shqipëria të afrohet më tej me Bashkimin Evropian”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2011-10-20 14:37