Forcat anti-Gadafi thonë se kanë fituar në Sirte

Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë thonë se kanë nën kontroll pjesë të një qendre në qytetin e Sirtes, që ishte duke u përdorur si bazë kryesore për besnikët e Muamer Gadafit.
Luftëtarë nga Këshilli Kombëtar Kalimtar i Libisë thonë të kanë shpartalluar snajperët nga çatitë si vazhdim i luftës së tyre për të marrë nën kontroll vendlindjen e Gadafit, Sirten.
Trupat e përkohshme të qeverisë ende përballen me rezistencë të ashpër nga besnikët e Gadafit të armatosur rëndë, të cilët po mbajnë të rrethuar qendrën për konferenca në Sirte si dhe zonën e universitetit.