E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda, sërish në tregun e kapitalit

Irlanda është vendi i parë nga shtetet me probleme të eurozonës, e cila do të largohet nga ombrella e shpëtimit dhe do të kthehet përsëri në tregun e kapitalit. Duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria do të përpiqet që të nxjerrë përsëri në treg obligacionet shtetërore, tha kryeministri irlandez Enda Kenny në një intervistë televizive. Përveç kësaj, kryeministri pret që agjencitë e vlerësimit të bëjnë së shpejti një vlerësim pozitiv për Irlandën.

Midis shteteve të eurozonës me borxhe të larta, Irlanda ka marrë një zhvillim shembullor, tha Kenny. Vitin e kaluar Irlanda u përfshi në një krizë të rëndë shtetërore. Si rezultat ajo u detyrua të pranojë ombrellën e shpëtimit të BE-së dhe të FMN-së. u diskutua që Fondi Monetar Ndërkombëtar ti jepte 1.5 miliardë euro Irlandës për t`i ardhur në ndihmë për gjendjen e vështirë financiare.

Sipas deklaratës së FMN-së qeveria irlandeze ka punuar shumë në implementimin e reformave për ristrukturimin e ekonomisë, reforma këto që synonin uljen e borxhit dhe të defiçitit buxhetor. Vitin e kaluar ministrat e financave së BE-së ranë dakord të jepnin 85 miliardë euro në ndihmë të Irlandës, kur qeveria e kësaj të fundit kërkoi ndihmë financiare si pasojë e krizës që kishte përfshirë sistemin financiar.

Në këmbim të kësaj ndihme, FMN hartoi një plan masash kursimi 15 mld euro me një afat 4 vjeçar në të cilin shpjegoheshin hollësisht rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve buxhetore.
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›