E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, Presidenti Saleh do japë dorëheqje

“Nuk e dua pushtetit dhe do të heq dorë prej tij ditët e ardhshme”, tha Saleh në një fjalim gjatë të cilit shprehu zemërimin kundër opozitarëve. “Ka njerëz të sinqertë, ushtarakë ose civilë, të aftë të qeverisin Jemenin”, shtoi ai.

Përgjatë nëntë muajve të kaluar, në Jemen janë zhvilluar shumë protesta kundër udhëheqjes 33-vjeçare të Salehit, i cili ka qenë edhe nën presion ndërkombëtar për të lënë pushtetin dhe të lejojë zgjedhjet e reja.

Ai është rikthyer kohët e fundit nga Arabia Saudite ku mori trajtim mjekësor për plagët e marra gjatë një sulmi me raketë në kompleksin e tij presidencial.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-08 17:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›