Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar një 30 vjeçar
Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar një 30 vjeçar, i cili mbrëmjen e kaluar, ka tentuar të vrasë me armë zjarri për motive të dobta, një bashkëqytetarin e tij. Burime zyrtare nga drejtoria e policise e qarkut, bënë të ditur se shtetasi Saimir Sinometa, 30 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në lagjen nr.17 nëDurrës, është ndaluar mesnatën e kaluar. Disa orë më parë Sinometa kishte plagosur me pistoletë 33 vjeçarin U.T, lindur dhe banues në lagjen nr. 14 të qytetit. 33 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Durrësit, ku vazhdon të mjekohet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale për veprat penale "të vrasjes me dashje, mbetur në tentativë" dhe "mbajtjes pa leje të amëve e municioneve luftarake", i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës