E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi i një lënde plasëse pranë një automjeti në qytetin e Laçit

Shpërthimi i një lënde plasëse pranë një automjeti në qytetin e Laçit, ka shkaktuar panik në radhët e komunitetit. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Laçit thanë sot, se ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.2 të qytetit të Laçit, kur një lëndë plasëse "tritol", ka shpërthyer në automjetin tip "Benz"me targë  LA 4173 A në pronësi të shtetasit Nikoll Lleshi, banor i qytetit të Laçit,me profesion marangoz.      Lënda plasëse ka shkatërruar plotësisht automjetin dhe në të njëjtën kohë, ka dëmtuar edhe disa godina që ndodhen rreth saj, kryesisht në dyer dhe xhama .       Forcat e policisë së komisariatit të Laçit dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, janë në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes , si edhe për gjetjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›