Forcat e rendit angazhohen për nismën “Shqipëria e Pastër”

Punonjësit e Policisë së Shtetit, i janë bashkëngjitur sot nismës së ndërmarrë nga qeveria Shqiptare, duke u bërë pjesë aktive e ditës së "Shqipërisë së Pastër ".
Në kuadër të kësaj nisme, punonjësit e policisë në të gjithë Shqipërinë, të cilët nuk ishin të angazhuar me shërbim, janë angazhuar në pastrimin e zonave të ndryshme në vend.
Duke filluar nga ora 09.00 e ditës së sotme, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë nisur punën në zona të ndryshme të kryeqytetit duke dhënë kontributin e tyre konkret në pastrimin e hapësirave të jashtme të Tiranës.
Punonjësit e policisë i janë bashkëngjitur kësaj iniciative duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme, në radhë të parë në shenjë sensibilizimi, e mbi të gjitha për rëndësinë jetike të ndryshimit të qëndrimit qytetar ndaj mjedisit.
“Bashkëpunimi i çdo qytetari dhe çdo komuniteti, është i shumë i nevojshëm për të dhënë një mesazh ndërgjegjësimi dhe një mesazh që një Shqipëri e pastër është e rëndësishme për të gjithë” thuhet në deklaratën e policisë.