“Shqipëri e Partër”, nxënësit e shkollave pastrojnë mjedisin
Nxënësit e shkollave në Tiranë kanë qënë një shembull i mirë i sensibilizimit të popullatës për një mjedis të pastër. Në ditën kombëtare të mjedisit, nxënësit e një prej shkollave në kryeqytet kanë vendosur dorashka dhe kanë pastuar ambjentin përreth, duke mbajtur edhe broshura ku apelojnë qytetarët dhe bashkëmoshatarët e tyre për një ambjent me më pak ndotje, më me pak trafik dhe me më shumë gjelbërim.
Ndërsa drejtoresha e shkollës "Edith Durham" Luljeta Minarolli thotë se kjo ditë ka nisur ndryshe për nxënësit. Përveç kujdesjes ndaj mjedisit, mësuesit punuan edhe me orë të veçanta edukimi.
Pavarësisht motit me shi, nxënësit që në orët e para të mëngjesit kanë nisur askion "Shqipëri e Pastër. Aksion ky që vazhdoi në të gjithë shkollat dhe institucionet dhe kishte për qëllim më shumë kujdesje për mjedisin.