Bashkia i bashkohet nismës "Shqipëria e Pastër"

Në kuadër të inisiativës ta mbajmë Shqipërinë e pastër bashkia më e madhe ne vend është përfshirë në një aksion të gjithanshëm për të hequr mbeturinat nga rrugët e kryeqytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh se janë marrë për një mjedis të pastër duke vënë në dispozicion kosha të rinj, makina pastrimi dhe numra telefoni për shërbimin e pastërtisë.
Pjesë e këtij aksioni ishin edhe organizata të ndryshme ku qindra të rinj janë angazhuar për të pastruar rrugët dhe vendet e kryeqytetit duke u shtrirë edhe më gjerë deri në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Vetë të rinjtë kanë dhënë mesazhe ndërgjegjësimi për një Shqipëri të pastër