Tiranë, u mbush me karburant por nuk pagoi, arrestohet 21-vjeçari
Forcat e Komisariatit nr. 6 të bluve të Tiranës kanë vënë në pranga një person për vjedhje. Është arrestuar shtetasi Marius Sukaj, 21 vjec. Ndalimi i Sukaj u bë pasi akuzohet për vjedhjen e një sasie karburanti. Sipas policisë 21-vjecari kishte furnizuar makinën me karburant në një pikë karburanti në zonën e "Unazës së Re"dhe ishte larguar pa paguar.