Mbi 1400 të sëmurë me retinopatinë diabetike paraqiten në vit në QSUT

Mbi 1400 të sëmurë me retinopatinë diabetike paraqiten në vit vetem në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Retinopatia diabetike është sëmundje e syrit që prek personat me diabet.
Në rast se kjo sëmundje nuk trajtohet shkakton verbim të plotë. Diagnostikimi dhe trajtimi i saj bëhet me këtë apraturë lazer e cila vendoset në shërbimin e pavionin e okulisitikës pas 10 viteve mungesë.
Shefja e Pavionit Vilma Mema thotë se trajtimi i kësaj sëmundje me lazer në 80% të rastve rezulton e sukseshme dhe terapia zgjat pak kohë.
Invesimi për lazerin arrin vlerën prej 35 mijë dollarësh të financuar nga donator amerikan. Mjekët vlerësojnë se 60% e personave me diabet kanë ndonjë manifestim të retinopatisë diabetike dhe ky komplikacion i diabetit është shkaktari kryesor i verbimit te pacientët e moshës nga 20 deri në 74 vjeç.