E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e shpetimit mund te marrin demtime vdekjeprurese ne Fukushima

Forcat e shpetimit ne centralin atomik japonez Fukushima i kercenon sipas eksperteve drejtpedrejt vdekja nga rrezatimi. Sipas vleresimit te rezultateve me te reja nga Shoqeria per Sigurine e Reaktoreve GRS ne Keln ne territorin e centralit mund te punohet vetem per periudha shume te shkurtra kohe. Sipas zedhenesi te GRS Sven Dokter para se gjithash mbi blloqet e demtuara te reaktoreve llogariten vlera te larta te te ashtuquajturave rreze Gamma

Situata eshte e tille qe kur vjen ne afersi te elementeve katodike ti u ekspozohesh dozave shume te larta te rrezeve Gamma. Dhe keto rreze Gamma mund te izolohen me shume veshtiresi.

Ndryshe nga rrezatimi Alfa ose Beta rrezatimi me rrezet Gamma deperton ne trupin e njeriut ne menyre masive dhe te plote. Prandaj ftohja e reaktoreve duke hedhur uje me helikoptere u nderpre. Tani do te behen perpjekje qe reaktoret te ftohen me ujehedhes ose tubacione nga jashte. Por edhe kjo realizohet me shume veshtiresi per shkak te vlerave te larta te rrezatimit.

Sipas te dhenave te GRS para se gjithash nga blloku i reaktorit 4 ne Fukushima buron nje rrezik me i madh se cbesohej ne fillim. Atje ne oret e shkuara ka pasur disa djegie ndoshta te elementeve katodike.

Ekzistojne probleme te medha me kete lavamanin e elementeve katodike - ne e quajme lavamanin e shuarjes. Ndryshe nga gjendja ne blloqet 1 deri ne 3 ne lavamanin e bllokut 4 ndodhen edhe elemente katodike te cilet kane qene ne berthamen e Bllokut 4 dhe qe nuk kane qene te konsumuar plotesisht. Kjo ka te beje me faktin se atje po behej nje inventar dhe me sa duket per kete qellim qe shkarkuar e gjithe berthama.

Shkopinjte berthamore te rinj krijojne vetvetiu nje nxehtesi me te madhe keshtu qe rreziku i djegies berthamore ne Bllokun 4 eshte edhe me i madh se mendohej. Sipas informacioneve te ndryshme uji ftohes nderkohe ka avulluar nga ky lavaman.

Jo me pak dramatike eshte situata sipas GRS edhe ne blloqet e tjera. Ne te pakten dy prej tyre mbajtesit e sigurise te reaktoreve jane jo te izoluar plotesisht. 70 perqind e shkopinjve katodike ne bllokun 1 konsiderohen vec kesaj te demtuar masivisht dhe kane kohe qe jane ne gjendjen e shkrirjes se berthamave. Ne Blloqet 2 dhe 3 shkeputen sasi te medha avulli uji ndoshta te ngarkuara me lende radioaktive.

Uji futet per ftohje do te thote ne thelb ai ftoh dhe here pas here avullon.

Edhe per sa kohe do te mund te punojne 50 bashkepunetoret e mbetur ne Hiroshima kjo eshte krejt e hapur.

Qe prej niveleve te caktuara te rrezatimit ata thjesht i hyjne rrezikut qe edhe prej nje qendrimi te shkurter ne reaktor te pesojne demtime masive ne shendet. Kjo mund te sjelle edhe pasoja vdekjeprurese.

Autor Uwe Shippman/Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›