Vetëvritet djali i Faik Myrtos, demonstruesit të vrarë më 21 janar
Djali i Faik Myrtos, i cili u vra gjatë demonstratës së 21 janarit, është gjetur i vdekur. 22-vjeçari Bardhosh Myrtaj është gjetur pa jetë pranë banesën së tij në fshatin Kreshpan të Fierit, me një plumb në kokë.
Familjarë të tij thanë se 22-vjeçari është vetëvrarë. Sipas tyre, që prej 21 janarit, i riu kishte kaluar në një gjendje depresive, për shkak të humbjes së të jatit.
Tashmë priten edhe hetimet e policisë, për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes së Bardhosh Myrtaj.