"Nje pjese e banoreve refuzojne ende evakuimin"
Tete dite me pare nisja e misionit ne qytetin e Shkodres, i eshte dukur si nje prej diteve te zakonshme dhe dhjetera operacioneve ku ka marre pjese. Por dje, komandoja i Trupave Speciale, Tahir Velaj, ka numeruar diten e tete te gatishmerise. Teksa qendron per disa minuta ne makinen ushtarake per t'u qetesuar, para se telefoni t'i bjere dhe te nise nje tjeter mision shpetimi, komandoja perpiqet qe te shuaje edhe etjen dhe te bisedoje me koleget e tjere te trupes speciale, palombare apo zhytes te specializuar. Detyrat jane te ndara, ai duhet te angazhohet se bashku me dy shoke te tjere, ne operacionet e shpetimit te jeteve dhe evakuimit, me ndihmen e dy kolegeve dhe gomones qe gjendet ne bregun e Bunes. Kurse zhytesit masin here pas here nivelin e ujit, thellesine dhe prurjet e lumit Buna, per te vleresuar nese ura e vjeter ku kalojne mjetet mund te perballoje forcen e valeve. Ne keto momente qetesie perfitojme nga rasti qe t'i afrohemi Trupes Speciale dhe te mesojme zhvillimet me te fundit nga situata dhe operacionet e shpetimit, ne nje bashkebisedim per "KJ", me nenoficerin Velaj.
Prej sa ditesh keni nisur operacionet ?
Jemi vendosur ne Shkoder prej tete ditesh, por nuk kemi qendruar vetem ne kete vend. Levizim sipas dinamikes se situates dhe sot na kane caktuar ne kete pjese te Bunes. Sherbimi eshte 24 oresh dhe jemi ne gatishmeri te plote.
Si paraqitet situata ne krahasim me diten e djeshme dhe te tjerat me pare?
Sot situata eshte me e qete nga dje dhe duket se niveli i ujit po njeh zbritje dhe po keshtu kemi mesuar se ka ndodhur ne kaskaden e Drinit. Nuk ka pasur probleme serioze dhe te gjithe jemi te angazhuar per te vepruar sapo na njoftojne ne telefon.
Sa nderhyrje shpetimi keni kryer diten e sotme?
Sot kam kryer vetem 4 lundrime ne zonen e Bushatit dhe Dajcit. Niveli i ujerave ne keto zona, per shkak edhe te bashkimit te lumenjve, eshte i larte. Rasti per t'u vecuar ka qene evakuimi i nje burri te moshuar rreth 75 vjec, i semure, te cilin e nxorem me gomone ne breg dhe e derguam ne spital.
A ka ende banore te pa evakuuar dhe si po veprohet?
Po, mund te them se ka nje pjese te banoreve ende te pa evakuuar ne keto zona qe permenda me siper dhe qe refuzojne te vijne me ne. Shkojme shtepi me shtepi dhe kemi gjetur shume. U themi qe te vijne me ne, pasi mund te rrezikojne jeten, por nuk pranojne dhe marrim ata qe vendosin te evakuohen. Te gjithe jetonin ne katet e dyta te banesave, pasi te parat ishin nen uje. Pjesa e poshtme e kesaj zone eshte me problematike.
A ka pasur ndonje incident apo problem gjate evakuimit?
Jo asnje problem dhe intensiteti i nderhyrjeve vjen ne renie, pasi veprojne shume njesi te tjera me evakuime.