Autoblinda per evakuim ne thellesi
Shkoder- Rritjes se nivelit te ujit diten e djeshme ne zonat e Dajcit dhe Bushatit, autoritetet vendore i jane pergjigjur me shtimin e trupave dhe mjeteve per evakuim te banoreve ne rrezik, kryesisht ne fshatrat Dajc, Daragjat, Shirgj, apo Berdice. Mesditen e djeshme jane dislokuar ne "Harkun e Berdices", ku ndodhet edhe postblloku me i madh i perbere nga forca te ushtrise e policise, si edhe dy autoblinda me zinxhire. Mjetet e ushtrise pritet te kryejne evakuimin e banoreve qe tashme kercenohen seriozisht nga uji dhe permbytjet, ndersa kane refuzuar te braktisin shtepite pergjate nje jave.
Pak metra pa shkuar tek Ura e Berdices, ne hyrje te Shkodres, mund te dallosh qarte anash saj, forca te shumta ushtarake dhe policore. Ushtria qendron ne pritje te operacioneve per te nderhyre me mjetet e renda te transportit, kurse here pas here fluturojne helikoptere te Ministrise se Mbrojtjes, qe monitorojne nga ajri. Prane ures edhe nje postbllok i Policise se Shkodres, qe orienton makinat per hyrje-daljet ne qytet. Niveli i ujit ka rene dhe mjetet e vogla mund te depertojne duke ecur ngadale. Por ne krahun e majte mund te dallosh "Harkun e Berdices", i zhytur i gjithi nen uje deri ne hapesiren me te fundit qe te ze syri. Tek tuk lundra, varka, makina te renda ushtrie, njerez qe kalojne neper uje. Shtepite pothuajse jane fundosur dhe madje kercenoheshin edhe vilat dy apo tre kateshe dhe gjithcka ishte veshur me ngjyren e zverdhur te ujit te turbullt qe sillte Drini dhe qe bashkohej me rrjedhat e Bunes, te perzier me ujin e liqenit.
Rreth mesdites ne hyrje te ures, ku ndodheshin edhe 6 mjete transporti te ushtrise, mund te dalloje nje kamion te rende trajner "Tatra" qe imbarkonte nje tjeter mjet ushtrie. Nuk ka qene nje blind luftarak, por nje autoblind qe perdoret per shpetimin e njerezve. Nga kapaku i siperm ka dale drejtuesi i blindes, kurse femije kureshtare i jane avitur mjetit. Askush nuk te jep pergjigje per qellimin e vendosjes se autoblindes ne kete zone, por kuptohet qarte se nuk eshte sjelle per kohe lufte. Misioni ka qene nderhyrja ne zonat ku lundrat nuk mund te depertojne dhe qe rrezikohen nga permbytja ne ultesiren e njohur te Nen-shkodres, por edhe komunat problematike Dajc, Bushat, Ana e Malit, apo lagjet "Ajasem" e "Bahcallek" te qytetit te Shkodres. Pak minuta me pas, aty vendoset nje tjeter trajner gjigant, qe imbarkon nje mjet te dyte ushtarak, autoblinde. Rritja e nivelit te ujerave ne zonen ku bashkoheshin lumenjte Drin dhe Bune, ka vene ne alarm edhe shtabin e emergjencave dhe autoritetet ushtarake.
Artur Qoraj