E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat ushtarake të Gjirit hyjnë në Bahrein

Forcat ushtarake nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit, hynë sot në Bahrein pas protestave në këtë ujdhesë.

Televizioni i Bahreinit shfaqi pamje të trupave të armatosura me automjete ushtarake që kalojnë rrugën e ngritur që lidh Bahreinin me Arabinë Saudite.

Një zyrtar i paemëruar saudit tha se njësite që u dërguan në Bahrein janë pjesë e forcave të përbashkëta të gjashtë vendeve të Gjirit.

Raportohet se rreth një mijë trupat do të ndihmojnë ruajtjen e objekteve qeveritare në vend, ku është e ankoruar flota e pesë e marinës së Shteteve të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›