E Shtunë, 31 Tetor 2026

KB: Irani intensifikon shtypjen dhe ekzekutimet

Kombet e Bashkuara thanë se Irani e ka intensifikuar shtypjen e kundërshtarëve si dhe ekzekutimet e trafikantëve të drogës, të burgosurve politikë dhe kriminelëve minorenë.

Në një raport, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun ka shprehur shqetësime për gjymtimet dhe dënimin me vdekje me gurë.

Raporti thotë se gazetarët, shfrytëzuesit e internetit dhe avokatët janë arrestuar ose puna e tyre është penguar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›