Japonia: Ndihmë për ftohjen e centraleve bërthamore

Japonia i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vazhdueshmërinë në procesin e ftohjes së centraleve bërthamore të dëmtuar. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni nuklear në SHBA, duke e cilësuar këtë proces shumë të rëndësishëm, pasi temperaturat e larta në këto centrale të dëmtuara, mund të shkaktojë shpërthime të reaktorëve.
Japonia gjithashtu i ka kërkuar ndihmë edhe Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për dërgimin e një grupi ekspertësh, pas shpërthimit të dytë në një prej reaktorëve.
Pas rënies së nivelit të ujit, mbulesat e reaktorëve 1 dhe 2 janë ekspozuar tërësisht. Lajmin e bëri të ditur kompania e cila i menaxhon, “Tepco”, dhe në këtë pikë, rreziku i rrjedhjes nga kato mbulesa të reaktorëve nuk mund të përjashtohet.
Këto zhvillime kanë sjellë shqetësime në Komunitetin Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të mbyllë dy reaktorë nuklerarë më të vjetërit në Gjermani. Ndërkohë që do të rishohë edhe njëherë vendimin për të zgjatur periudhën kohore prej 17 vitesh, të funksiontmit të një reaktori.
Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Hose manuel Barroso, deklaroi se BE po e ndjek situatën me shumë vemendje. Ai ka pohuar gjithashtu se po vlerëson idenë e Misionit Europian që mund të dërgohet në Japoni, por ka shtuar se ka besim tek autoritet japoneze ne përballimin e situatës.
Ndërsa në Japoni, bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet, sipas një bilanci të fundit të policisë japoneze, janë rreth 5 mijë viktima që kanë humbur jetën gjatë tërmetit dhe tsunamit. Vetëm në Miagi janë gjetur rreth 2 mijë trupa. Bilanci final besohet se do të jetë mbi 10 mijë viktima.