E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet e Berlinit ndaj avarive në centralet bërthamore

Avaritë e rënda të shkaktuara nga cunami në centralet bërthamore në Japoni, kanë pasur një jehonë të fortë në politikën e brendshme në Gjermani. Opinioni publik në Gjermani është më kritiku në vendet e industrializuara, shkruan DW-ja.
 

Megjithëse ende të tronditur nga avaritë e mundshme katastrofale në reaktorët bërthamorë japonezë, politikanët gjermanë kanë rifilluar polemikën e pritur rreth politikës bërthamore. Debati merr krahë edhe nga zgjedhjet për parlamentin e landit në 27 mars në Baden-Vyrtemberg, ku janë në funksionim 17 centrale bërthamorë. Në Filipsburg të këtij landi ndodhet ndër të tjerë edhe një reaktor bërthamor 32 vjeçar me ujë të nxehtë, i të njëjtit tip si reaktori në Fukushima.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›