Japonia kërkon ndihmën e agjencisë bërthamore

Japonia ka kërkuar ekspertë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që t`i ndihmojnë t`ia dalë mbanë me dëmin e shkaktuar nga tërmeti në centralin Fukushima.
Jukija Amano, shefi i agjencisë me seli në Vjenë, tha se agjencia dhe qeveria në Tokio po diskutojnë dërgimin e ekspertëve në Japoni.
Nga shpërthimi i sotëm në reaktorin e tretë në centralin në Fukushima u lënduan 11 persona.
Mediat japoneze raportojnë se 2 mijë trupa të pajetë u gjetën sot në brigjet e prefekturës Mijagji, ku më së shumti u godit nga cunami.