Forcimi i dollarit ul çmimin e arit në 95 dollarë për onz
Rimëkëmbja e SHBA, dhe forcimi i dollarit kanë sjellë edhe uljen e çmimit të arit në bursë. Të dhënat pozitive mbi ekonominë kanë çuar edhe në forcimin e dollarit amerikan, i cili ka shënuar një rritje në kursin e këmbimit. Vlerësimi i menjëhershëm ka sjellë edhe uljen e çmimit të arit, i cili shënoi një rënie me mbi 65 dollarë apo 5 për qind, duke u kuotuar në 1.161 dollarë për onz. Ekspertët amerikanë të ekonomisë theksojnë se nga gjysma e dytë e këtij viti forcimi i
dollarit do të jetë edhe më i madh. Ata parashikojnë që pas kësaj ekonomia botërore të rimëkëmbet dhe çmimet në tregje të jenë më të lira. Aktualisht Amerika është shteti që ka monopolet e naftës dhe të arit, çka ndikon direkt në rritjen dhe uljen e dollarit. Ndërsa theksuan se ekonomia amerikane pas pak kohësh do i rikthehet ritmit të zhvillimit të ekonomisë, që ka pasur para luftës së zhvilluar me Irakun.Ulet në 72 dollarë çmimi i naftës në bursë, rritet në ShqipëriÇmimi i naftës në bursat ndërkombëtare gjatë ditëve të fundit ka filluar uljen, duke u kuotuar në 72 dollarë gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë që në vendin tonë jo nuk shihet kështu. Ditën e djeshme në pikat e shitjes së karburanteve çmimi i benzinës ka arritur në 135 lekë ndërsa nafta Eurodisel është shitur me 130 lekë për litër, kurse nafta Disel është shitur me 126 lekë për litër. Kjo nuk është hera e parë që në tregun tonë çmimi i naftës ecën në raport të kundërt me çmimet e vendosura në bursat ndërkombëtare. Megjithatë duhet theksuar se çmimet mesatare të karburanteve kanë shkuar drejt uljes gjatë këtij viti në krahasim me një vit më parë. Nga vëzhgimet e kryera në pika të ndryshme të tregtimit të karburanteve në kryeqytet, në krahasim me një vit më parë çmimet e karburanteve kryesore janë ulur mbi 25 lekë për litër. Luhatshmëria ekstreme e çmimit të naftës gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit nuk ka dhënë shenja stabilizimi, ndërkohë që çmimi është dyfishuar që nga fillimi i këtij viti, pavarësisht ekonomisë jashtëzakonisht të dobët. Destabiliteti i çmimeve të naftës dhe gazit po vënë në vështirësi zyrtarët e qeverive dhe analistët, të cilët kanë frikë se një luhatshmëri e tillë mund të vendosë nën rrezik rigjallërimin ekonomik botëror. Ato po pengojnë gjithashtu kompanitë dhe konsumatorët, të cilët po përballen me efektet e koncesionit, ndërsa përpiqen të parashikojnë se sa mund të jetë çmimi pas një apo dy vjetësh. Vrapimi i çmendur i naftës ndodhi gjatë 12 muajve të fundit. Verën e kaluar, çmimet fluturuan në 145 dollarë për fuçi, ndërsa ranë në dhjetor në 33 dollarë për shkak të krizës. Por qe nga janari, çmimi i saj është ulur në 74.06 dollarë.