E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët e ekonomisë: Kriza në eurozonë solli rënien e lekut

Aktualisht, euro këmbehet me 139.2 lekë në qendrat e këmbimit valutor
Rënia e monedhës sonë kombëtare, ka vënë në vështirësi ekonominë e vendit, por parashikimet e bëra nga ana e specialistëve për vitin 2010 janë optimiste. Specialistët e ekonomisë, shprehen se pavarësisht faktit se leku jonë është dobësuar përballë monedhës europiane, kjo nuk do të thotë që ekonomia shqiptare është në një gjendje të keqe. Ata e komentojnë rënien e lekut si pasojë e krizës ekonomike që përfshiu vendet e eurozonës, me të cilat Shqipëria

kishte lidhje tregtare. Por nga ana tjetër dobësimi i lekut solli dhe rritjen e inflacionit në nivelin prej 3.5 për qind, çka rrëzoi deklaratat e kryeministrit, se niveli i inflacionit për vitin e shkuar do të ishte më i ulët se 3 për qind. Por për specialistët reagimi që ka pasur leku ndaj monedha të huaja, në këto momente është mëse normale, duke pasur parasysh faktin se vendet e tjera të botës patën një dobësim edhe m të madh të monedhës, si dhe rënie shumë të lartë të ekonomisë. Për specialistin e ekonomisë Florion Mima, dobësimi i lekut përballë monedha të huaja në këto momente nuk mund të shihet me një sy të keq dhe me pesimizëm, për faktin se ekonomia shqiptare ishte një ndër të paktat që e përballoi me meritë krizën botërore. Një tjetër arsye sipas tij e zhvlerësimit të monedhës sonë kombëtare, janë bërë edhe të ardhurat e pakta të emigrantëve, për faktin e rënies së ekonomive të vendeve nga ku punojnë shumica e shqiptarëve, siç janë Greqia dhe Itali. Ndërsa për Gjokë Uldedajn, monedha jonë kombëtare edhe përgjatë këtij viti do të vazhdojë të luhatet në kuotat e 135 dhe 139 lekëve me euron. Gjithashtu ata vlerësuan faktin se Banka e Shqipërisë arriti që ta menaxhonte me sukses monedhën kombëtare, në një kohë ku shumë prej bankave më të fuqishme të botës arritën që të falimentonin, për shkak të kredive të këqija. Ndërsa për rritjen e dollarit amerikan ata e konsideruan si në fakt pozitiv dhe një gjë normale, për faktin se rritja e dollarit do të thotë ulje të çmimit të naftës dhe të gazit. Kjo sipas këtyre ekspertëve do të thotë se fuqizimi i dollarit, tregon rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.Këmbimi lek-euro në vitet e funditLeku ka humbur pikë ndaj monedhave të huaja gjatë ditës së shtunë. Në agjencitë e Tiranës 1 euro blihej me 138.60 lekë dhe shitej me 139.20 lekë. Dollari që është forcuar më shumë edhe kundrejt valutave të gjithë tjera blihej me 99.60 lekë dhe shitej me 100.50 lekë. Paundi blihej me 159 lekë dhe shitej me 161.9 lekë. Monedha britanike është forcuar kundrejt asaj Europiane. Viti 2010 ndryshe nga se ishim mësuar në 3 katër vitet e mëparshme ka hyrë me një monedhë vendase shumë më të dobësuar. Efektet e krizës nuk kanë kursyer as tregun e valutave. Raportet e lekut si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit kanë ndryshuar ndjeshëm në harkun e një viti. Kështu janar të këtij viti leku këmbehet me 138.5 euro në blerje ndërkohë që në ditën e fundit të vitit pikat e këmbimit monetar e shkëmbyen atë edhe më shtrenjtë. Ndërsa sa i takon monedhës amerikane leku po shkëmbehet zyrtarisht në ditën e dytë të vitit me 99.3 dollarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndryshimet janë të ndjeshme. Një vit më parë një euro këmbehej me 122.8 lekë dhe një dollar me 87.7 lekë. Ndërsa krahasuar me dy vite më parë raportet e këmbimit janë edhe më të përkeqësuar në disfavor të lekut. Në janar 2008 dollari e kishte vlerën 82.5 lekë, kurse një euro 122 lekë. Edhe pse ka pasur një normë më të ulur të konsumit dobësimi ekonomik duket se ka stimuluar kërkesë të lartë për valuta në fund vit. Kësaj situatë siç tregon kursi i këmbimit nuk ka mundur ti bëjnë ballë as prurjet e emigrantëve. Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›