E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Mos luani me referendumin

Sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, u ka kërkuar përfaqësuesve të komunave paralele në veri të Kosovës, që të jenë të matur, sepse referendumi është i panevojshëm.

Në një deklaratë për TV Most të Zveçanit, Ivanoviç ka thënë se serbët në veri duhet të jenë të kujdesshëm, “sepse 95 për qind e popullsisë nuk dëshiron që të ketë asgjë me institucionet e Prishtinës”.

"Do të ketë sfida të tjera, dhe ajo që është e saktë është se nuk kemi mbështetje tjetër përveç Serbisë”, ka thënë Ivanoviç, duke shtuar se me Prishtinën është vështirë të gjendet “komunikimi më i mirë”, dhe se e njëjta ndodhë edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët “në situata kritike sillen sit ë njëanshëm”.

Sipas tij, serbët që jetojnë në Kosovë, sidomos ata në veri, nuk duhet t`ia lejojnë vetes luksin që të kenë raporte të këqija me qeverinë e Beogradit.
“Ata që kanë pasur një periudhë të vështirë dhe e kanë udhëhequr përgjegjshëm popullin, në këtë punën e referendumit nuk duhet të luajnë shumë. Sepse, konfrontim i hapur me pushtetin në Serbi do të thotë se në një moment, ne si popull në veri, do të perceptohemi si problem” ka përfunduar Ivanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›