1 vit nga tërmeti në Haiti, rimëkëmbja duket e ngadaltë

Në prag të 1 vjetorit të tërmetit në Haiti rimëkëmbja e vendit duket e ngadaltë. Plagët e tërmetit shkatërrimtar ende nuk janë larguar. Një vit më vonë pallatin presidencial është ende i heshtur dhe i rrënuar.
Në Port au Prince rrugët janë ende të veshura me rrënoja. Në fakt i gjithë vendi ka nisur të kujtojë dëmet e tërmetit te vitit të kaluar .
Tërmeti me magnitudë 7 ballë goditi Haitin më 12 Janar 2010, duke vrarë rreth 300,000 persona dhe duke lënë më shumë se një milion të pastrehë.
Edhe pse flitet per rindërtimin e qyteteve dhe ndihmë nga ana e komuniteti ndërkombëtar, dymbëdhjetë muaj më vonë, në Haiti rindërtimi duket se po ecën shumë ngadalë.