E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,38 lekë dhe këmbehet me 96,12 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 100,06 lekëve, ose 0,35 lekë më shumë se të mërkurën.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,65 lekë dhe këmbehet me 119,58 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,95 lekë, ose 0,65 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 96.12 +0.38
Euro EUR 100.06 +0.35
Poundi Britanik GBP 119.58 +0.65
Franga Zvicerane CHF 105.95 +0.25
Jeni Japonez (100) JPY 62.26 +0.62
Dollari Australian AUD 59.84 +0.24
Dollari Kanadez CAD 66.71 +0.33
Korona Suedeze SEK 8.73 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.51 +0.05
Korona Daneze DKK 13.41 +0.06
SDR SDR 125.45 +0.42
Ari(OZ 1) XAU 267058.85 +2,869.11
Argjend(OZ 1) XAG 2987.41 +73.15
Juani Kinez (onshore) CNY 13.26 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 13.23 +0.07
Lira Turke TRY 2.69 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›