E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk janë respektuar:

- Ligji për bankat/ U evidentua shkelje e limiteve për ekspozimet e bankave ndaj palëve të lidhura me to, si edhe për ekspozimet ndaj palëve të treta të lidhura midis tyre. Neglizhencë është treguar gjithashtu ndaj kërkesave të ligjit për dokumentacionet e nevojshme në transaksionet e kredisë.
- Rregullorja “Për administrimin e rrezikut të kredisë”/ Nga pikëpamja e autoritetit mbikëqyrës, niveli i rrezikut të kredisë të ndërmarrë nga disa banka ka rezultuar të jetë më i lartë se sa ato raportonin. Gjatë inspektimeve janë evidentuar mangësi në analizat financiare dhe monitorimin e klientëve, në krijimin e mjaftueshëm të fondeve rezervë dhe në trajtimin e saktë të personave të lidhur.
- Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”/ Kanë rezultuar pasaktësi në zbatimin e kërkesave rregullative në përcaktimet e rrezikut për grupe aktivesh të caktuara, por pa rëndësi materiale.
-Rregullorja “Për veprimtarinë valutore”/ Vërejtjet në zbatimin e kësaj rregulloreje lidhen kryesisht me qëllimin e transfertave dhe dokumentacionin mbështetës.
- Rregullorja “Për parandalimin e pastrimit të parave”/ Mangësitë janë të lidhura me parandalimin e transaksioneve të dyshimta, trajnimin e personelit, krijimin e një baze të dhënash të klientëve dhe zbatimin e kërkesave të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2008.
- Rregullorja “Për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë”/ Në zbatim të kësaj rregulloreje janë kërkuar përmirësime në drejtim të vlerësimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të dokumentimit të veprimtarisë, të planit të rikuperimit në rast fatkeqësie.
- Rregulloret “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” dhe “Për kredinë konsumatore dhe kredinë
hipotekare për individët”/ Mosrespektimet kanë të bëjnë me dhënien e informacionit paraprak klientëve në procesin e kreditimit, me njoftimin e klientëve në rastet e ndryshimit të kushteve të ofrimit të produkteve, me publikimin e normës efektive të interesit (NEI), si dhe me plotësinë e informacionit të përmbledhur në kontrata.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›