Nga kriza nuk shpëtuam lehtë

Kosova duhet patjetër të ndërtojë strukturë të qëndrueshme ekonomike për t’u bërë ballë debalanceve ekonomike që vijnë nga jashtë.
Krizës financiare, vitin e kaluar, zyrtarët e Bankës Qendrore thonë se Kosova i ka shpëtuar falë qarkut të mbyllur ekonomik, por shifrat e larta të deficitit tregtar prej 1.7 miliard eurosh, tregojnë se vetëm me investime publike Kosova nuk mund të jetë imune ndaj krizave të tilla.
Kryetari i Bordit të Guvernatorëve të BQK-së, Gazmend Luboteni thekson se kriza ekonomike nuk e ka goditur direkt Kosovën, por ekonomia e saj i ka ndierë efektet e krizës në mënyrë indirekte.
“Nuk ka qenë vit i lehtë as për Kosovën, si për të gjitha vendet e botës që janë prekur nga kriza financiare”, ka pohuar Luboteni.
Sipas tij, gjatë vitit 2009, shumë donatorë dhe investitorë të jashtëm kanë hezituar t’i sjellin paratë në Kosovë, pasi që kanë pasur probleme në vendet e tyre.
Përveç rënies së investimeve të huaja, vjet në Kosovë pati tkurrje të kredidhënies, rënie të remitencave e rritje marramendëse të papunësisë.
Në raportin vjetor të Bankës Qendrore, thuhet se për shkak të shtrëngimit të kredidhënies së bankave komerciale dhe për shkak të rënies së remitencave, konsumi privat ka shënuar rënie për 5.5 për qind. E tërë kjo për shkak të performancës së dobët të sektorit real.
“Gjatë vitit të kaluar, sektori bankar kishte kujdes të shtuar të kredidhënies me qëllim të evitimit të efekteve të mundshme negative në cilësinë e portofolit kreditor”, pohon guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi.
Sipas tij, niveli i kredive të reja vërehet të jetë më i ulët se viti paraprak. Gjatë vitit të kaluar, vlera e kredive të reja ishte 52.5 milionë euro, ndërsa në vitin 2008 ishte 57.8 milionë euro.
Në raport shihet se trendi i rritjes së kredive në përgjithësi në sektorin bankar gjatë vitit 2009 ishte me një normë dukshëm më të ulët krahasuar me periudhat e kaluara.
Norma vjetore e rritjes së sektorit bankar ishte vetëm 8.9 për qind, e ndërkaq në vitin 2008 ishte 32.7 për qind.
“Shtrëngimi i kredidhënies më tepër është vërejtur te kreditë për ndërmarrjet, të cilat në vitin 2009 shënuan rritje prej vetëm 4.6 për qind, ndërsa në vitin 2008 kishin 30.4 për qind. Kreditë për ekonomitë familjare u ndikuan në masë më të vogël, duke shënuar rritje vjetore në masë 22.3 për qind, e më 2008 ishin 40.1 për qind”, thuhet në raport.
Por, kreu i BQK-së pohon se përkundër krizës financiare ndërkombëtare, sektori financiarë në Kosovë ka vazhduar të rritet sa u përket aseteve duke arritur vlerën e përgjithshme të aseteve në 2.8 miliardë euro. Kjo, paraqet një rritje vjetore 24.2 për qind.
“Në këtë rritje, sektori bankar vazhdon ta mbajë pjesën më të madhe të aseteve me 78.6 për qind, edhe pse me një pjesëmarrje më të ulët se vjet për 7.5 për qind”.
Kryeekonomisti i Bankës Qendrore, Valentin Toçi, ka prezantuar se në total depozitat e qytetarëve në bankat komerciale arrijnë 1.74 miliard euro, shumica e të cilave janë të afatizuara me afat të maturimit deri në një vit, ndërkaq shuma e përgjithshme e kredive të lëshuara është 1.28 miliard euro.
Mbi 60 për qind e depozitave në bankat komerciale u takojnë ekonomive familjare, ndërsa ndërmarrjet private kanë 15.3 për qind. Deri në vitin 2009, depozitat e ndërmarrjeve publike përbënin pjesën më të madhe të depozitave në sektorin bankar, me transferin e dividentës së PTK-së te Qeveria e Kosovës, ndërmarrjet publike kanë vetëm 7 për qind depozita në banka.
Vjet janë rritur dukshëm edhe kreditë e këqija nga 3.3 për qind në 4.3 për qind. Ashtu edhe normat e interesit në kredi janë rritur për 0.3 pikë të përqindjes, ndërsa normat e interesit në depozita kanë rënë për 0.4 pp. Dallimi ndërmjet normave të interesit në kredi dhe depozita në fund të vitit të kaluar ishte 10.1 për qind.
“Norma e interesit në depozita ishte 4 për qind, derisa norma e interesit në kredi 14.1 për qind”.
Në anën tjetër, sektori bankar e ka përmbyllur vitin me profit neto 29.6 milionë euro që ishte më i ulët për 30.5 për qind krahasuar me vitin 2008. Zvogëlimi i profitit, sipas të dhënave të BQK-së, është rezultat i ngadalësimit të rritjes së të hyrave të bankave komerciale, kryesisht si pasojë e ngadalësimit të aktivitetit kredidhënës.