E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverite e Eurozones duhet ti falin nje pjese te borxheve Greqise

Fondi Monetar ndërkombëtar u kërkon qeverive të Eurozonës të ndërhyjnë për të lehtësuar  peshën e kredive të dhëna në favor të Athinës. Paaftësitë e Athinës për të respektuar kushtet e planit të ndihmave e ka detyruar institutin e Uashingtonit të ushtrojë presion mbi Eurozonën. Funksionarë të FMN kanë konfirmuar se borxhi sovran helen duhet të cohet në nivele të qëndrueshme më parë se të jepen miliardat e eurove të nevojshme për të shmangur që Greqia të shkojë në falimentim.
 Mënyra më e mirë për ta bërë këtë sipas FMN është që kreditorët ndërkombëtarë t’i falin Greqisë një pjesë të borxheve. Por kjo lëvizje sipas analistëve do të krijonte kundërshtime të forta nga ana e Gjermanisë  apo qeverive të tjera të Eurozonës, të cilat i kanë dhënë 127 miliardë euro Greqisë dhe tashmë janë të vendosur që të mos bëjnë më lëshime të tjera.  
 FMN kërkon tani që raporti i borxhit/PBB të jetë më afër 100% në 2020, kur Athina do të ketë përfunduar pagesën e 33 miliardëve euro që i detyrohet institutit të Uashingtonit. Ky objektiv është shumë më poshtë targetit të 120% të përcaktuar në muajin shkurt kur Greqia, Eurozona dhe FMN firmosën marrëveshjen e planit të ri të ndihmave, duke u shkaktuar blerësve privatë të bonove greke humbje të mëdha.  
Ndryshimi i këtij pozicioni nga ana e FMN shfaq frikën se edhe me targetin e mëparshëm Athina nuk do të jetë në gjendje të ripaguajë borxhet brenda vitit 2020. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›