Fordi drejt e në Kosovë
Në Kosovë, tash e tutje mund të blihen veturat e markave Ford, Landrover dhe Nissan nga kompania e autorizuar Kosova Motors nga Prishtina. Ajo është e regjistruar edhe për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve motorike.
Driton Zari, drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie, ka thënë se Kosova Motors është importues dhe distributor gjeneral i Ford Motor Company për Kosovën. Kompania ka kapital vendor dhe ndërkombëtar në përpjesëtim 50 me 50 për qind, tha Zari, të hënën në një konferencë për gazetarë.
Ai tha se kompania ka marrëveshje me Raiffeisen bank, Procredit bank dhe me NLB Prishtina për shitjen me kredi dhe në lizing të automobilave të markës Ford dhe Landrover.
Ndërsa, aksionari izraelit, Ken Lalo, pronar i kompanisë Grand Automotive nga Tel Avivi, tha se nëse duam të jemi të pranishëm në Kosovë, bashkë duhet të rrisim këtë shtet.
Kemi gjetur partnerët e duhur dhe kemi sjellë përfaqësinë e vetme të veturave Ford dhe Landrover, tha ai.
Grand Automotiv është pjesë e grupit të madh afarist izraelit, IDB, me pasuri rreth 30 miliardë dollarë. Ndërkaq, Naser Kelmendi, pronar i Nic Holding, ka thënë se pas krijimit të kushteve ligjore për investimet e kapitalit të huaj, bëhet publik edhe krijimi i ndërmarrjes Kosova Motors.