E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për regjistrimin e popullsisë

Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) prezantoi të hënën dokumentin Popullsia, ekonomitë familjare, sipas vendimeve dhe organizimit territorial të Kosovës deri në vitin 2008 i cili është grumbullim i të dhënave statistikore dhe hartografike që vlerësohet të jetë bazë për regjistrimin e popullsisë.

Me rastin e prezantimit të këtij dokumenti, u bë e ditur se ESK është pothuajse në fazën finale të përgatitjeve rreth regjistrimit të popullsisë.

Shefi i Entit të Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se dokumenti është grumbullim i të dhënave statistikore dhe hartografike dhe njëherësh dokument mbështetës apo bazik për krahasimin e të dhënave nga regjistrimet e mëparshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›