Forlan: Kam marrë ofertë nga Interi

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, ka thënë se ai ka marrë ofertë nga Interi dhe ka shtuar se është i interesuar të transferohet te gjiganti italian.
“Kam marrë ofertë nga Nerazzurrët. Do të ishte realizim ëndrre të zhvendosem në Milano dhe të luaj për Interin”, është shprehur Forlan.
Uruguaiani i cili ka kontratë me Atletico Madrid deri në verën e vitit 2013, po ashtu ka thënë se ai ka qenë në kontakte edhe me Galatasarayn.