E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj, të enjten në Gjykatën e Hagës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Ibrahimaj, të enjten do të dalin para Tribunalit të Hagës. Rigjykimi i Haradinajt ndodh pas lirimit të tij nga aktakuza po nga kjo gjykatë, në vitin 2008.
 

Sipas AFP-së, të enjten Prokuroria dhe mbrojtja do të paraqesin fjalët e tyre, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi kryesor. Në prill të 2008-tës, Haradinaj ishte liruar si i pafajshëm nga 37 akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›