Begaj: Nuk kam marrë shpërblimin e merituar
Romela Begaj, e cila u shpall nënkampione absolute në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në një prononcim për "Ora News" tha se arritja e këtij rezultati ka qenë shumë e rëndësishme për të. Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka marrë shpërblimet që meriton. "Pres një takim me kryeministrin. Vetëm ai mund të vendosë lidhur me shpërblimin tim", shtoi ajo.Begaj tha se pavarësisht kushteve, më e rëndësishmja për të është ngritja e flamurit shqiptar në kampionate. Objektivi i saj për kampionatin botëror të Antalias në Turqi është hyrja në zonën e medaljeve.
Hektor Shaqiri, trajneri i peshëngritëses theksoi se pas shpalljes së saj nënkampione bote ka munguar përgëzimi nga ana e Presdidentit dhe përfaqësues të Federatës. Trajneri theksoi se duhet ndryshuar edhe vlerësimi monetar për medaljet, pasi sipas tij, ministria njeh vetëm një medalje.
Ai theksoi se kushtet në të cilat stërvitet Begaj janë shumë të vështira.