Mund Fiorentinën, Inter në finalen e Kupës së Italisë

Inter vazhdon të shpresojë për një sukses të trefishtë sezonal, kampionat, kupë dhe Ligën e Kampioneve, pas suksesit 1-0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e kthimit, që e kalon skuadrën e Mourinjos në finalen e Kupës së Italisë.
Vetëm tre ditë pas barazimit 2-2 në kampionat, zikaltrit përmirësohen dhe kalojnë në Artemio Franchi, me një gol të kamenrunasit Samuel Eto'o.
Pas një fillimi të mirë të Inter, skuadra e Prandellit dominon pjesën e parë të lojës dhe vetëm ndërhyrjet e dëshpëruara të Lucio dhe Cristian Chivu, ndalojnë Alberto Gilardinon të shënojë.
E megjithatë në pjesën e dytë situate ndryshon dhe Balotelli detyron Frey të kryejë një ndërhyrje spektakolare, por avantazhi për milanezët nuk vonon. Sulmuesi kamerunas, i shërbyer nga Motta, ka shënuar golin e fitores në minutën e 57të.
Goli i Eto'o ka mbyllur diskutimin, sepse tashmë Fiorentinës i duhej të shënonte tre gola, duke marrë parasysh edhe humbjen 1-0 në San Siro në ndeshjen e parë.
Pas këtij suksesi, Mourinhos, që në këtë ndeshje u privua nga disa titullarë, i duhet të kalojë edhe dy prova të vështira, të premten kundër Juventus dhe javën e ardhshme në gjysëmfinalen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës.
Eno Skarço