Forlan premton ta fitore ndaj Interit
Asi i Atletico Madridit, Diego Forlan, i ka dërguar Interit mesazh provokues para Superkupës së Evropës, duke u shprehur i gatshëm për të ndërprerë serinë apo thënë ndryshe s'pastrimin e titujve nga Interi.
"Interi është ekip i fortë, por ne duam t'i shfrytëzojmë rastet në Superkupë. Shpresoj se Atletico mund ta fitojë, pasi që do ishte fantastike për ne".
"Por, Interi punon si ekip kolektiv ashtu dhe si individual. Ata e merituan Ligën e Kampionëve dhe ata gjithnjë dihet se e fitojnë Scudetton, pasi që janë klubi më i mirë në Itali. Sidoqoftë, të premtën ne do të bëjmë ç'mos për ta ngritur trofeun, pasi që të luajmë ndaj Interit na jep motivim", u shpreh Forlan.