Formacioni i supersfidës miqësore Brazil-Itali
Londër - Formacinet e Brazilit dhe Italisë janë paraprakisht të gatshme për trajnerët Dunga dhe Lipi. Brazili do të luajë me modulin 4-3-1-2, ndërsa Italia me modulin 4-2-3-1.
Tekniku brazilian, Karlos Dunga, mendon të hedhë në vijën e parë të sulmit Adrianon dhe Robinjon, të mbështetur nga Ronaldinjo. Në portë do të jetë portieri i Interit, Hulio Sezar. Në mbrojtje Dunga mendon të rreshtojë katër futbollistë, Lusio, Huan, Marçelo dhe Maikon. Treshja e mesfushës do të jetë e përbërë nga Hoze, Xhilberto Silva dhe Elano.
Në kampin tjetër, Marçelo Lipi do të hedhë në vijën e parë të sulmit për kampionët e botës Luka Tonin, i cili do të mbeshtetet nga treshja, Kamoranezi, Perrota dhe Di Natale. Në portë do të jetë portieri më i mirë i të gjithë historisë së futbollit, Xhixhi Bufon. Përpara ai do të ketë katër mbrojtës, Kanavaron, Legrotaljen, Groson dhe Zambrotën. Përpara mbrojtjes do të jetë De Rosi dhe Pirlo.
Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja skuadrave.
Brazil-Itali (ora 20:45)
BRAZILI (4-3-1-2): Hulio Sezar; Maikon, Lusio, Huan, Marçelo; Hoze, Xhilberto Silva, Elano; Ronaldinjo; Adriano, Robinjo.
Trajner: Dunga
ITALIA (4-2-3-1): Bufon; Zambrota, Legrotalje, Kanavaro, Groso; De Rosi, Pirlo; Kamoranezi, Perrota, Di Natale; Toni.
Trajner: Lipi
Gjyqtar: Rili (Angli)