E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet mundësia e kalimit të Akuilanit tek Interi

Romë - Çështja e largimit të Alberto Akuilanit nga Roma rihapet edhe një herë në mediat italiane. Gazzetta dello Sport publikon se skuadra e Interit qëndron e gatshme për të marrë futbollistin e përfaqësueses italiane.

Në të njëjtën linjë me gazetën e lartpërmendur ecën edhe e përdithmja Il Messaggero, e cila publikon se Akuilani kërkon largimin nga Roma. Kërkesa e Akuilanit për largim vjen pas kritikave të fundit në adresë të tij për paraqitje jo të mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›