E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijatovic afër largimit

Gazetat spanjolle shkruajnë se drejtori sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatovic, po përjeton orët e fundit te gjigantët spanjollë. "Marca" shkruan se ish-sulmuesit të Realit do t'i tregohet dera sonte ose të martën, ndërsa anëtarët e bordit ekzekutiv të Los Blancos po mundohen ta gjejnë mënyrën më të mirë për ta larguar. Mijatovici është kritikuar vazhdimisht për mostransferimin e lojtarëve të duhur dhe për pagesat e larta që i ka dhënë lojtarët aktualë. Malazezi po ashtu nuk është i dëshiruar nga tifozët të cilët këtë verë pritnin transferimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa ai ua solli Rafael van der Vaartin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›