E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink tek Çelsi? Menaxheri vështirëson gjithçka

Londër - Gjetja trajnerit të ri është puna më e ngutshme e drejtuesve të klubit të Çelsit. Emri më i përfolur në orët e fundit është ai i holandezit Gjus Hidink, i cili drejton aktualisht përfaqësuesen ruse. Këtë pistë e vështirëson shumë menaxheri i teknikut holandez, i cili shprehet se Hidink nuk ka asnjë shkak për të lëvizur nga Rusia.

“Mendoj se nuk janë mundësitë që Hidink të shkojë në drejtim të Çelsit, -deklaron për Radio BBC menaxheri i tij, Kjus van Njuenhausen. Mendoj se Roman Abramoviçi nuk do të kishte shumë miq në Rusi në qoftë se do të arrinte të merrte tek Çelsi teknikun e përfaqësueses së vendit të tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›