Nuk do ta njohim kurre Kosoven

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Deliç, në një takim me homologun e tij francez në Paris, deklaroi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për disa çështje me Kosovën, por bëri të qartë që pavarësia jo vetëm që s’është në tavolinën e bisedimeve, por “as që ka për t’u marrë kurrë konsideratë nga Serbia”.
“Nuk pres që Kosova të njihet ndonjë ditë nga Serbia. Jo vetëm që kjo nuk do të ndodhë tani, por do të befasohesha nëse do të ndodhë edhe në një të ardhme sado të largët”, u shpreh Deliç, siç raportonte të premten e përditshmja serbe “B-92”.
I pyetur për çështjen e barrikadave, ai theksoi se e vetmja rrugëzgjidhje për një zgjidhje të pranueshme, që të lejojë të dy shtetet të bashkëjetojnë paqësisht, është plani prej katër pikash Nuk pres që Kosova të njihet ndonjë ditë nga Serbia. Jo vetëm që kjo nuk do të ndodhë tani, por do të befasohesha nëse do të ndodhë edhe në një të ardhme sado të largët
Bozhidar Deliç
Zëvendëskryeministri i Serbisë i prezantuar nga presidenti Boris Tadiç, në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork.
“Hapat që duhet të ndërmerren janë katër. Status i veçantë për veriun e Kosovës, status dhe garanci për sigurimin e vendeve të shenjta serbe në Kosovë, garantimi i sigurisë së serbëve në jug të lumit Ibër si dhe zgjidhja e çështjeve pronësisë së serbëve në Kosovë”, theksoi Deliç.
Gjithashtu, Desiç e cilësoi si të habitshme idenë e përhapur për një pazar territoresh, ku Serbia do të njihte pavarësinë, nëse do të merrte tokat e banuara nga serbët në veri të Mitrovicës. “Ne e konsiderojmë Kosovën si një pjesë të shtetit serb. Nuk besoj se ka ndonjë shtet në botë që të negociojë për ndarjen e territorit brenda shtetit”, komentoi Desiç.
Sipas tij, Serbia është e gatshme që të arrijë një marrëveshje historike në bashkëjetesën midis serbëve dhe shqiptarëve, duke u frymëzuar nga marrëveshje të së shkuarës, si ajo midis dy Gjermanive për më shumë se dy dekada, ajo mes Hong Kongut dhe Kinës apo e Tirolit të ndarë midis Austrisë dhe Italisë. Nga ana e saj, Franca e deklaroi veten si një partner kyç në shpresat serbe për antarësimin në BE.
Ndërtohen tre barrikada të reja
Përveç fjalëve të zëvendëskryeministrit, “B-92” raporton edhe për ndërtimin e tre barrikadave të reja në veri të Kosovës, pranë pikës doganore të Jagnjienicës. Pavarësisht kërkesës së presidentit Tadiç për largimin e tyre, këto thirrje duket se janë injoruar gjerësisht.
Ndërtimi i barrikadave të reja tensionon edhe më tepër situatën midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili sipas autoriteteve kosovare, mbështet fshehurazi këto ngjarje. KFOR-i gjithashtu ka theksuar se heqja e 22 barrikadave të ndërtuar deri tani është një kusht i domosdoshëm për rifillimin e bisedimeve.
Facebook Sondazh
A duhet te jete njohja e pavaresise nje kusht ne bisedimet e Prishtines?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_522'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(522); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova HIV/AIDS në Kosovë
Klinika Infektive në Prishtinë është vendi i vetëm për trajtimin e pacientëve me virusin e HIV-AIDS. Vandalizohen varrezat hebraike
Vandalizohen varrezat hebraike në lagjen Velania të kryeqytetit kosovar. Ky akt dyshohet të ketë ndodhur në natën e 29 nëntorit. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Gjykimi ndaj deputetit kosovar, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, do të nisë në datën 30 janar 2012. Dështojnë bisedimet për kufirin
Pas 12 orë bisedimesh, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë nuk arritën ndonjë marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës, mbi çështjen e menaxhimit të integruar të kufinjve.
"TI": Kosova më e korruptuara
Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.
Lajmet kryesore
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet