HIV/AIDS ne Kosove

Klinika Infektive në Prishtinë është vendi i vetëm për trajtimin e pacientëve me virusin e HIV-AIDS.
Në këtë qendër spitalore pacientët mund të bëjnë testin dhe në rast nevoje të marrin trajtimin mjekësor, ndërkohë që disa nga ilaçet bazë huazohen pa para nga ministria e shëndetësisë. Ndërkohë, tani për tani gjenden 14 persona të cilët po trajtohen nga virusi HIV.
“Pas testimit edhe terapia ëshë gratis dhe këto i siguron Minsitria e Shëndetësië”, tha Izet Sadiku, Infektolog dhe koordinator i Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS në QKUK.
Krahasuar me vendet e rajonit Kosova ka numrin më të ulët të të prekurve. Nga regjistrimi i rastit të parë në vitin 1986, 35 persona kanë vdekur, ndërkohë këtë vit numërohen gjithsej 84 persona të cilët janëdiagnostifikuar me HIV. Mosha më re e shënuar është 2 vjeç ndërkohë me e vjetra mbi 60.
Me moton “Zero raste të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje ngaAIDS-i”, Ministria e Shëndetësisë ka shënuar Ditën ndërkombëtare të HIV/AIDS.
MSH-ja ka themeluar Komitetin kosovar për AIDS, i cili ka për synim zbatimin e strategjisë për parandalimin dhe luftimin sëmundjes së shekullit.
"Deri më tani ne në Kosovë kemi registruar 84 raste të infektuara me virusin e HIV-it, prej tyre 35 me pasojë vdekjen. Që krahasuar me numrat e shteteve të tjera janë më të vegjël, por rreziku gjithmonë ekziston dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar”, tha Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Në kuadër të vetëdijesimit për këtë sëmundje në kinemanë e kryeqytetit janë prezantuar disa filma të metrazhit të shkurtër të cilët kanë për qëllim edukimin e gjeneratës së re lidhur me virusin HIV.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Deliç, në një takim me homologun e tij francez në Paris, deklaroi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për disa çështje me Kosovën, por bëri të qartë që pavarësia jo vetëm që s’është në tavolinën e bisedimeve, por “as që ka për t’u marrë kurrë konsideratë nga Serbia”. Vandalizohen varrezat hebraike
Vandalizohen varrezat hebraike në lagjen Velania të kryeqytetit kosovar. Ky akt dyshohet të ketë ndodhur në natën e 29 nëntorit. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Gjykimi ndaj deputetit kosovar, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, do të nisë në datën 30 janar 2012. Dështojnë bisedimet për kufirin
Pas 12 orë bisedimesh, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë nuk arritën ndonjë marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës, mbi çështjen e menaxhimit të integruar të kufinjve.
"TI": Kosova më e korruptuara
Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.
Lajmet kryesore
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet