E Diel, 1 Nëntor 2026

Formalizimi i tregut të punës, mbi 24 mijë punonjës më shumë të deklaruar në shtator

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Tregu i punës në Shqipëri po tregon shenja të forta formalizimi, me një rritje të ndjeshme të numrit të punonjësve të deklaruar.

Sipas të dhënave zyrtare, në shtator 2025 rezultojnë 24,225 punonjës më shumë të deklaruar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja e punësimit të deklaruar është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të qeverisë për formalizimin e ekonomisë, që përfshijnë forcimin e kontrollit kundër punës në të zezë dhe nxitjen e bizneseve për deklarimin korrekt të marrëdhënieve të punës.

Reformat në administratën tatimore dhe zbatimi i platformave dixhitale për deklarimin online po ashtu kanë lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, duke garantuar më shumë transparencë dhe efikasitet në menaxhimin e të dhënave të punësimit. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›