E Diel, 1 Nëntor 2026

Fle Swoboda dhe Sanino Shqiperia ka nje shans brenda pranveres per statusin e kandidatit

Shqipëria ka një shans brenda pranverës për të marrë statusin e kandidatit, nëse forcat politike bashkëpunojnë për zbatimin e 12 rekomandimeve dhe reformës elektorale.

Stefan Füle, komisioner për Zgjerimin:

“Vullneti është hapi i parë dhe shpresoj se bazuar në këtë vullnet, do të jemi gati që të kapërcejmë ngërçin politik dhe të zgjidhim çështjet kryesore: Nga njëra anë kërkohet reforma elektorale dhe ndryshimi i kodit elektoral sipas rekomandimeve të OSBE-së, si dhe opinionit të Komisionit të Venecias për të cilën ky komision po punon. Nga ana tjetër, nevojitet zbatimi i 12 rekomandimeve. Nga vlerësimi që kemi bërë ne për 12 rekomandimet, rezulton, se ka ende shumë punë për të bërë. Ndaj, në progres-raportin tonë ne themi qartë, se do i rikthehemi kësaj çështjeje në progres-raportin e ardhshëm. A do të thotë kjo që nëse Shqipëria zbaton 12 rekomandimet, duke zgjidhur ngërçin politik, ne nuk do të raportojmë shteteve anëtare më parë. Unë s’po e them këtë. Pra, po jua lë këtë autoriteteve shqiptare dhe forcave politike”.

Stefano Sanino, drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në KE:

Nëse ne shohim se ka vullnet politik të mjaftueshëm dhe se situata evoluon drejt zbatimit të 12 prioriteteve, komisioneri Füle qartësisht nuk e përjashtoi që ti drejtohet Këshillit të ministrave të BE-së më herët për Shqipërinë. Ajo që është e rëndësishme tani është fokusimi te puna që mbetet për të bërë. Secili në Shqipëri, forcat politike dhe më gjerë duhet të kenë të qartë përmbushjen e 12 prioriteteve , zbatimin e tyre dhe më pas shanci për Shqipërinë që të ecë përpara bëhet një realitet.

Hannes Sëoboda, Grupi Socialist në Parlamentin Evropian:

“Unë mendoj se janë mundësitë për të pasur një raport pozitiv, nëse është e qartë se të dyja partitë do të bashkëpunojnë dhe të bëjnë një hap të madh përpara. Është humbur kohë dhe tani është momenti, që të dyja partitë kryesore të arrijnë një marrëveshje te tillë për tê marrë një përgjigje pozitive nga BE-ja”.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›