Formohet qeveria e Irlandës

Nga Express më 06 mars 2011 në ora 18:00
Në Irlandë partia e qendrës së djathtë Fine Gael dhe Partia Laburiste u morën vesh për formimin e një koalicioni. Kryetari i partisë Fine Gael dhe kryeministri i përcaktuar, Enda Kenny, pohoi në Dublin se është arritur marrëveshje.
Pas fitores së qartë në zgjedhje të opozitës, aleanca midis Fine Gaelit dhe laburistëve konsiderohej e mundshme.
Kryeministri i deritanishëm, Brian Cowen, u ndëshkua në fund të shkurtit prej zgjedhësve, për sjelljen e tij me krizën e bankave dhe të huave.
Kenny do të bindë tani Bashkimin Evropian, që të zbusë kushtet, të cilat duhet të përmbushë Irlanda.
Irlanda mori prej BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar një paketë shpëtimi 85 miliardë euro, për të shpëtuar bankat e saj në gjendje të rëndë.