E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kërkon sanksione më të ashpëra kundër Gadafit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, kërkoi sanksione më të ashpra kundër pushtetmbajtësit libian Muamar Gadafit.
 

Gjatë një interviste për gazetën "Welt am Sonntag" kryetari i Partisë Liberal-Demokrate (FDP), theksoi se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet të merret sërish me gjendjen në vendin afrikanoverior.

Masat e vendosura deri tani nuk mjaftojnë, theksoi Westerwelle, i cili i cilësoi sulmet me bomba ndaj popullsisë libiane si krime.

"Sanksionet ndaj përgjegjësve të krimeve kundër popullit libian janë të domosdoshme', deklaroi Westerwelle.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›